Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i njohur nga Mali i Zi merr drejtimin e Yllit

Golden Eagle Ylli ka emëruar trajnerin e ri pas shkarkimit të grekut Kostas Flevarakis.

Ylli të premten ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur nga Mali i Zi, Petar Mijoviq.

Ai ka udhëhequr në disa periudha Buduqnostin e Podgoricës, ndërsa në Kosovë ka punuar te Bashkimi dhe te Prishtina.

Ka punuar edhe në skuadra tjera, por shpesh është kthyer te Buduqnosti i Podgoricës. Ka udhëhequr edhe Slask Wroclawin në Poloni dhe Atomeromun në Hungari.

“Objektivat janë të qarta – me trajnerin kampion të kthehemi te titulli kampion”, ka shkruar klubi suharekas.