Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Leicesterit: Çerekfinalja me Atleticon akoma e hapur

Trajneri i Leicesterit, Craig Shakespeare, ka lavdëruar paraqitjen e ekipit të tij në humbjen 1 me 0 në çerekfinalen e parë ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Kampioni anglez u dominua tërësisht nga vendasit, që golin e vetëm e arritën përmes Antoine Griezmannit nga penaltia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se rezultatin 1 me 0, do ta pranonim edhe para ndeshjes. Erdhëm për një gol si mysafirë, por e pamë sa ekip i mirë është Atletico. Ndeshja është akoma e hapur. E dimë çfarë jemi në gjendje të bëjmë në King Power dhe e dimë se çfarë na duhet”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Takimi i kthimit zhvillohet të martën e ardhshme, më 18 prill në Angli.