Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka pranuar se ishte shumë afër kalimit te Real Madridi, por beson se ka marrë vendimin e duhur për të qëndruar te klubi italian.
Ai u pensionua në maj të vitit 2017 si futbollist që nuk kishte ndërruar kurrë klubin.
“Isha shumë afër të kaloja te Real Madridi, por kam marrë një vendim të madh jetësor që të rrija në Romë për gjithë karrierën. Nëse do të vendosja të largohesha, zgjidhja ime do të ishte jashtë vendit, por vetëm për Real Madridin për shkak të respektit të njerëzve dhe përkrahësve të Romës”, ka thënë ai.
“Por në fund, kam marrë vendimin e duhur të qëndroja me skuadrën time të cilën e kam përkrahur dhe e përkrah gjithnjë”, ka shtuar legjenda italiane, raporton “Football-Italia”, transmeton Koha.net.