Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Totti pensionohet në fund të këtij sezoni

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka konfirmuar se Francesco Totti do të pensionohet në fund të këtij sezoni për të filluar punën si drejtor i klubit.

40-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në qershor, kjo do të thotë se ndeshja e tij e fundit në Stadiumin Olimpik të Romës do të jetë më 28 maj kundër Genoas.

“Sa i përket Tottit, unë tashmë isha i informuar se ka një marrëveshje me klubin që ky të jetë viti i fundit si lojtar, pastaj të fillojë si drejtor”, ka thënë Monchi.

“Francesco është Roma, unë dua të jem i afërt me të. Do të doja të mësoja nga ajo që di ai”.