Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami mposht Crystal Palacen

Pas humbjes nga Manchester Unitedi në xhiron e kaluar, Tottenhami është këndellur shpejtë, duke shënuar fitore në takimin e sotëm ndaj Crystal Palace.

Skuadra e Pochettinos shënoi fitore minimale në këtë takim, transmeton Koha.net.

Ishte Son Heung-Min ai që arriti të shënojë kur po zhvillohej minuta e 64.

Tottenhami mban vendin e tretë në tabelë me 23 pikë, përderisa Crystal Palace në vendin e fundit ka vetëm 4 pikë.