Tottenham Hotspur është përkujdesur për humbjen e parë të Chelseat në Premier Ligë, duke mposhtur rivalët lokalë me rezultat 3 me 1.
Klubi nga veriu i Londrës nisi mirë takimin dhe brenda dhjetë minutave realizoi dy gola. Fillimisht ishte Dele Ali që realizoi me kokë në minutën e tetë, ndërsa sulmuesi Harry Kane u përkujdes për rezultatin 2 me 0 në minutën e 16.
Tottenhami edhe në pjesën e dytë ishte më e mirë. Son Heung-Min në minutën e 55 shënoi për 3 me 0 kurse francezi Olivier Giroud realizoi golin e nderit për Chelsean në minutën e 85.
Me këtë fitore Tottenhami është në pozitën e tretë me 30 pikë, pesë më pak se Manchester City në pozitën e parë dhe tri më pak se Liverpooli në të dytën.