Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami fiton ndeshjen spektakolare ndaj Evertonit

Foto: Reuters

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sonte në Goodison Park ndërmjet Evertonit dhe Tottenhamit, me këtë të fundit që arkëtoi pikët e plota.

Tetë gola u shënuan në këtë përballje, me Tottenhamin që fitoi me rezultat prej 2 me 6, transmeton Koha.net.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 21-të përmes Walcottit.

E Tottenhami u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar tre gola në pjesën e parë. Son Heung-Min, Alli, e Kane shënuan në këtë pjesëlojë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Edhe Evertoni fiton ndaj Tottenhamit falë golave të pjesës së parë Futboll Evertoni fiton ndaj Tottenhamit falë golave të pjesës së parë

Eriksen, Son Heung-Min, e Kane shënuan për Tottenhaminn, kurse për Evertonin shënoi Sigurdssoni.

Në vendin e tretë Tottenhami ka 42 pikë, kurse Evertoni në vendin e 11 ka 24 pikë.