Sulmuesi i Gjermanisë, Niclas Fuellkrug ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se klubi italian ka nisur kontaktet për transferimin e 30-vjeçarit në fund të sezonit.
Torino tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Werder Bremenit për sulmuesin, i cili ka kontratë deri në vitin 2025. Mësohet se Torino ka ofruar 15 milionë euro për Fuellkrugin, i cili është i gatshëm të largohet nga Bundesliga për të luajtur në Itali.
Ai ka shënuar 15 gola këtë sezon në kampionatin gjerman, ndërsa ka edhe 5 asistime në 24 paraqitje. Po ashtu, Fuellkrug ka 6 gola në po aq ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Gjermanisë.