Mërgim Vojvoda ka pësuar disfatë me Torinon në kuadër të xhiros së 18-të të elitës së futbollit italian.
Torino të dielën pasdite pësoi humbje 1:0 në shtëpi nga skuadra e Spezias.
Spezia me fitoren e shënuar, i është larguar edhe më shumë zonës së rrezikshme për rënie nga elita italiane e futbollit.
Golin e vetëm në këtë përballje për Spezian e shënoi sulmuesi M’Bala Nzola, në minutën e 28-të të ndeshjes.
Vojvoda luajti deri në fund të kësaj përballjeje, derisa Etrit Berisha ishte në bankën rezervë.
Edhe
Vojvoda me Torinon fitojnë një pikë në udhëtim
Torino mbetet në pozitën e 10-të me 23 pikë.
Spezia në vendin e 16-të ka 18 pikë.
Në takimet tjera të zhvilluara të dielën, Lazio fitoi në udhëtim te Sassuolo, 2:0.
Në fitoren e Lazios për 90 minuta luajti Elseid Hysaj.
Golat e fitores për Lazion i shënoi Mattia Zaccagni nga penalltia në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, ndërsa Felipe Anderson shënoi në minutën e katërt shtesë për rezultatin final.
Lazio ka 34 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë, kurse Sassuolo në vendin e 17-të ka 16 pikë.
Fitore si mysafir realizoi edhe Bologna që mposhti Udinesen 2:1.
Edhe
Vojvoda e Torino mposhten nga Roma
Beto shënoi i pari për vendësit në minutën e 10-të, por Nicola Simeone në minutën e 59-të dhe Stefan Posch në minutën e 80-të, ia siguruan fitoren Bolognas që tani ka 22 pikë dhe pozicionohet në vendin e 11-të.
Udinese mbetet me 25 pikë në vendin e tetë.