Mesfushori ofensiv francez Franck Ribery ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Luca Toni e kishte bindur që t'i bashkohej Fiorentinës.
Ribery ka zyrtarizuar transferimin te Fiorentina të mërkurën, ndërsa ka firmosur kontratë dyvjeçare. Ribery kishte luajtur me Tonin te Bayern Muencheni në të kaluarën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë jam i lumtur, jam me familje këtu. Unë kam biseduar me Fiorentinën javën e kaluar, si dhe me Tonin, që më ka thënë se Fiorentina është klub i madh dhe në një qytet shumë të bukur. Jam i lumtur që gjendem këtu”, ka thënë Toni përcjell “La Gazzetta dello Sport” , transmeton “Koha Ditore”.
Ribery 36-vjeçar do të ketë pagë vjetore prej katër milionë euro.