Kryetari i Asociacionit të Lojtarëve të Italisë, Damiano Tommasi ka thënë se presidentët e klubeve të Serie A janë si “muzikantët e Titanikut, që vazhdojnë të bëjnë muzikë derisa anija përmbytet”.
Me situatën aktuale në Itali, Tommasi ka thënë se mundësia për anulim të edicionit 2019\2020 ekziston ende, përkundër shtyrjes së Evropianit të futbollit për vitin 2021.
“Është një numër i madh i lojtarëve që duke iu përmbajtur rregullave, kanë nënshkruar për klube tjera. Kontratat e tyre hyjnë në fuqi më 1 korrik”, ka thënë Tommasi për Il Messaggero.
“Më 30 qershor klubet duhet të prezantojnë buxhetet e tyre dhe kjo është problem për to. Shtyrja duhet të studiohet, nuk mund të ekzagjerohet ajo. Fillimi i edicionit të ardhshëm nuk duhet të shtyhet shumë pasi e kemi Evropianin”.
Ish-mesfushori i Romës ka theksuar se anulimi i edicionit aktual është opsion.
Edhe
Mjeku i futbollit në Itali kërkon të përgjysmohet periudha e karantinës
“Natyrisht. E përsëris, shkollat janë mbyllur, mund të mbyllet edhe një kampionat apo më shumë të tillë. Do të ishte problem i madh, por fatkeqësisht ne nuk zgjedhim gjërat. Koronavirusi po e bënë këtë”.
Tommasi, që është i thirrur për të mbrojtur të drejtat e futbollistëve, thotë se disa presidentë të klubeve të Serie A nuk kanë vullnet për të pranuar situatën. Ai frikësohet se disa nuk duan të kuptojnë seriozitetin e gjendjes. Disa presidentë kanë bërë thirrje për fillim më të shpejtë të edicionit, apo të paktën të stërvitjeve.
-
Tommasi kërkon që ndeshjet në Serie A të luhen në mbrëmje
-
Rifillimi i sezonit në Serie A vihet në dyshim pas rasteve të lojtarëve me koronavirus
-
Federata e Futbollit të Italisë shpreson që lojtarët të testohen për koronavirus në fillim të majit
-
Italia përgatit udhëzimet mjekësore për rinisjen e kampionati