Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toma asiston në fitoren e St. Gallenit

Bastien Toma e ka mbyllur me asistim ndeshje të cilën e fitoi skuadra e tij St. Galleni përballë Grasshoppersi me rezultatin 2:0. Toma asistoi për golin e parë të minutës së shtatë. Ai luajti deri në fund të takimit të javës së 23-të të Superligës së Zvicrës që u zhvillua të dielën.

U ndëshkua edhe me karton të verdhë. Te St. Galleni gjatë tërë takimit në fushë ishte edhe kapiteni Betim Fazliji.

Ndërkohë te Grasshopersi luajti deri në minutën e 32-të kapiteni Amir Abrashi, derisa në stol ishin Ermir Lenjani dhe Dion Kacuri.

Artikuj të ngjashëm