Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mund të shtyhen për fundin e vitit 2020, në tentim për të ndal përhapjen e koronavirusit, shkruan agjencia “Reuters” të martën, transmeton Koha.net.
Kontrata e Tokios me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), lejon kryeqendrën e Japonisë të shtyjë lojërat deri në fund të vitit, ka thënë politikanja, Seiko Hashimoto.
“Kontrata thotë që Lojërat Olimpike duhet të mbahen brenda vitit 2020. Kjo mund të interpretohet si lejim, për të shtyrë lojërat deri nga fundi i vitit”, është përgjigjur Hashimoto, në pyetjet e parlamentarëve japonezë.
Sipas kontratës, të drejtën për anulimin e Lojërave Olimpike e ka vetëm IOC-ja. Presidenti i IOC-së, Thomas Bach, ka thënë javën e kaluar se IOC-ja është e vendosur plotësisht për të organizuar Lojërat Olimpike sipas orarit, përkundër përhapjes së koronavirusit.
Hashimoto ka thënë se qeveria e Japonisë dhe Tokio ende janë të përkushtuar për të organizuar ngjarjen e madhe sportive, që pritet të nisë më 24 korrik.
“Ne jemi duke bërë çdo gjë që mundemi për të organizuar Lojërat Olimpike sipas orarit të planifikuar”, ka thënë Hashimoto para parlamentit japonez.
Çdo vonesë e lojërave vetëm sa do të rrisë shpenzimet për qytetin organizator.
-
IOC-ja ka zvogëluar rrezikun për aq sa ishte e mundur
-
Paralajmërohet që Lojërat Olimpike të mbahen pa shikues
-
Lojërat Olimpike do të mbahen përkundër rritjes së rasteve me COVID-19
-
Kryeministri i Japonisë: Olimpiada “Tokio 2020” nuk do të shtyhet më
-
KON-i këmbëngul se Lojërat Olimpike do të mbahen vitin tjetër