Një moment interesant ka ndodhur në prag të derbit lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Përkundër rivalitetit të madh ndërmjet klubeve dhe tifozerive, në stadiumin e qytetit sot ishte edhe një tifoz i moshuar, mbështetës i të dyja ekipeve që tregon kështu traditën shumëvjeçare të këtij qyteti në futboll.
Ai mbante shallet e të dyja skuadrave, ndërsa bëri edhe një foto së bashku me ekipet para fillimit të takimit.
Derbi i fundit i sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll ka sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga “Skifterat” dhe “Intelektualët”.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Stadiumi i stërmbushur në derbin e Gjilanit, atmosferë e zjarrtë nga “Skifterat” e “Intelektualët”
-
“Skifterat” e “Intelektualët” ndezin atmosferën në derbin e Gjilanit
-
Fushë e rënduar në derbin Gjilani – Drita
-
“Skifterat” sjellin atmosferën e jashtëzakonshme të derbit të Gjilanit
-
Zyrtare, derbi Gjilani-Drita luhet pa tifozë