“Tifozët Kuq e Zi”, nuk ishin prezent në ndeshjen ndaj Anglisë, të zhvilluar në “Air Albania”, por kishin vendosur një mesazh inkurajues për lojtarët në tribuna.
“Sytë dhe zemrën te ju”, ishte mesazhi i shkruar në mbështetje të lojtarëve, ndërsa në banderolën e madhe ishin simbolikisht ultrasit me fanellat e Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, Dedë Gjo Lulit dhe Skënderbeut.
Gjithashtu, TKZ kishin vendosur edhe figurën e Adem Jasharit, por UEFA nuk e ka lejuar dhe ndeshja ka nisur pa të. Pas kësaj ka reaguar grupimi i tifozëve shqiptar në drejtim të Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe UEFA-s.
“Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri vs Angli vendosem të përgatisnim një̈ koreografi me anë të së cilës jo vetëm që do t’ju jepte zemër çunave por edhe do të përfaqësonte të gjithë̈ ata shqiptarë që do të donin të ishin në krah të Kombëtares në një kohë kur prezenca fizike nuk ju lejohet. Me anë të mesazhit 'Me sytë̈ dhe zemrën tek ju' i treguam djemve se ishim me ta si në çdo ndeshje tjetër. Po ashtu, bashkë me ketë̈ mesazh zgjodhëm të 'ulnim' në shkallet e stadiumit pesë heronj të historisë̈ tonë. Por pasi kjo koreografi u shpalos në stadium dhe ne na larguan për arsye sigurie, UEFA kishte nisur inspektimin e koreografisë̈. Pas kësaj morëm vesh nga ekranet që ata kishin vendosur të hiqnin nga pjesa e koreografisë̈ fotografinë̈ e Bacës Adem duke e lenë̈ të paplotë koreografinë̈ tonë. Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar. Nuk e dimë ende se cili është arsyetimi apo konkluzioni që UEFA na ndalon t'i shpalosim heronjtë tanë kombëtar. Luftrat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi. Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështuqë do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju”.
-
Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë kritikat ndaj FSHF-së
-
Tifozat Kuq e Zi thonë se u penguan nga FSHF-ja edhe në Letoni
-
Intervistohen tifozët që në ndeshjen e Shqipërisë në Rahovec shfaqën banerin kundër Evropianit me Serbinë
-
TKZ me tjetër mesazh kundër Evropianit Shqipëri - Serbi
-
Dolën kundër Evropianit Shqipëri - Serbi, Tifozat Kuq e Zi mbesin pa bileta