Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Chelseat nuk e pranojnë planin për të udhëtuar në Baku

Foto: Reuters

Chelsea do të luajë kundër Arsenalit në kryeqytetin e Azerbajxhanit të mërkurën në finalen e Ligës së Evropës.

“Blutë e Londrës” kanë thënë se nuk do t’i përkrahin autoritetet lokale të Bakusë për mënyrën e udhëtimit të tifozëve në stadium.

Zyrtarë të Bakusë dëshirojnë që tifozët të udhëtojnë në shtetin fqinjë, në Tbilisi të Gjeorgjisë, e më pas të udhëtojnë 580 km për ta parë lojën, një udhëtim 12-të orësh gjatë natës me tren, transmeton “Sporti në KTV”.

“Nuk është opsion që klubi ta pranojë”, është përgjigja e klubit të Chelseat.

Thuhet se Chelsea dhe Arsenali po punojnë së bashku me kompaninë Thomas Cook Sport, për t’i ndihmuar tifozët të udhëtojnë në Azerbajxhan.

Edhe Finalja në Baku ka hapur probleme për tifozët dhe skuadrat Sport Finalja në Baku ka hapur probleme për tifozët dhe skuadrat

Chelsea dhe Arsenali kanë 6 mijë bileta. Arsenali nuk e ka shitur as gjysmën e tre mijë biletave që u takojnë, një shifër e ngjashme me ato të Chelseat.

Në Baku nuk do të udhëtojë mesfushori i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan, që ka shprehur frikë për sigurinë e tij, për shkak të tensioneve politike ndërmjet vendlindjes së tij Armenisë dhe Azerbajxhanit për regjionin Nagorno-Karabakh.