Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea janë në mesin e klubeve të Premier Leagues që do ta kenë mundësinë t’i mirëpresin tifozët e tyre sërish në ulëse nga java e ardhshme. Ky ka qenë njoftimi më i ri i Qeverisë rreth koronavirusit.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se qyteti i Liverpoolit dhe Londrës janë në nivelin e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo do të thotë se skuadra e Liverpoolit, Tottenhamit, Evertonit, Fulhamit, Crystal Palacet dhe West Hamit, do të kenë tifozë në stadiume, transmeton KOHA.
Manchesteri është në nivelin e tretë të rrezikshmërisë, megjithatë, Manchester Unitedi dhe Manchester City, ende nuk e kanë marrë dritën e gjelbër për t’i kthyer tifozët në stadiume.
Rregullat e njëjta janë aplikuar edhe në vende tjera të vendit, duke e prekur Wolvesin, Newcastlein, Leedsin, WBA-në, Sheffield Unitedin, Leicesterin dhe Burnleyn, që nuk kanë të drejtë t’i hapin stadiumet për fansa në këtë moment.
Maksimumi i fansave në stadiume do të jetë 2 mijë, që nga data 2 dhjetor.