Ish-futbollisti i klubit anglez Bristol City, Osagi Bascome, është therur me thikë për vdekje në vendlindjen e tij, në Bermuda, raporton “Bristol Post”.
Bascome ishte vetëm 23-vjeçar.
Autoritetet në Bermuda kanë konfirmuar se burri që ishte therur për vdekje më 18 dhjetor, ishte Osagi Bascome, një nga futbollistët më të talentuar të Bermudas.
Bascome kishte firmosur për Bristol Cityn në shkurt të vitit 2017, pasi kishte impresionuar në prova. Ai luajti për U-23 e Bristolit deri në fund të atij stinori.
Bascome ka luajtur për Bermudan 18 herë, dhe ka realizuar një gol.
Ai ishte therur me thikë në orët e hershme të së shtunës në zonën St. George në Bermuda.
Artikuj të ngjashëm