Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaçi: Majlinda personifikon krenarinë e Kosovës

Mbrëmë Majlinda Kelmendi, ka fituar çmimin prestigjioz “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Me këtë rast, presidenti i vendit Hashim Thaçi, është shprehur krenar me Kelmendin dhe arritjet e saja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Majlinda Kelmendi, si askush tjetër, personifikon ëndrrën, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Prandaj, edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos, pa hezitim, e shpalli Majlindën si xhudistën më të mirë në botë.

Triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për shtetin tonë të ri.