Plot tetë gola janë shënuar në ndeshjen Southampton – Liverpool. Në fund rezultati ishte 4:4. Ndeshja e së dielës i ka takuar xhiros së fundit në Premier League. Diogo Jota shënoi dy gola për Liverpoolin, ndërsa Roberto Firmino e Cody Gakpo shtuan nga një.
James Ward-Prowse e Adam Armstrong shënuan nga një gol për Southamptonin, ndërsa dy i kishte Kamaldeen Sulemana.
Liverpooli përfundoi i pesti me 67 pikë dhe do të luaj në fazën grupore të Ligës së Evropës.
Southamptoni mbeti i fundit me 24 pikë dhe edicionin tjetër do të luajë në kategorinë e dytë.