Casemiro nënshkroi kontratë për Manchester Unitedin dhe do të transferohet nga Real Madridi, që do të thotë se ai do të bëhet braziliani i nëntë që do ta veshë fanellën e famshme të kuqe.
Ai i bashkohet skuadrës që drejtohet nga Erik ten Hag, dhe do të jetë risi tjetër në mesfushën që përbëhet nga Scott McTominay, dhe bashkëkombësi i Casemiros, Fred.
Më shumë lojtarë nga Amerika e Jugut mund të afrohen tek Unitedi këtë verë, pasi Antony i Ajaxit po përcillet nga zyrtarët e klubit nga “Old Trafford”.
Por, kush janë yjet e tjera “Samba” që kanë luajtur më parë për “djajtë e kuq”?
Rodrigo Possebon
Edhe
Casemiro zhvillon ndeshjen e fundit në “Old Trafford”
Një lojtar me perspektivë të lartë që Unitedi e solli dhe llogariste në të ishte Possebon, i cili iu bashkua ekipit nga Internacional në janar të vitit 2008 dhe debutoi kur e zëvendësoi Ryan Giggsin në takimin e Premier Leagues ndaj Newcastlet në gusht të atij viti.
Possebon mori medalje të Community Shieldit dhe Kupës së Ligës, ndërsa luajti bashkë me Cristiano Ronaldon. Megjithatë, ai pësoi lëndim të rëndë dhe u largua pas vetëm tetë paraqitjeve.
Kleberson
Pasi e fitoi Kupën e Botës në vitin 2002, Klebersoni bëri histori në atë vit duke u bërë braziliani i parë që luajti për Manchester Unitedin.
Për të kishin shprehur interesim një numër i madh i skuadrave në Evropë. Mesfushori zgjodhi “djajtë e kuq” dhe u transferua për 6.5 milionë funte si zëvendësues i Juan Sebastian Veronit.
Ishte i pafat pasi u lëndua në ndeshjen e dytë për klubin. Deri në fund të aventurës u paraqit në vetëm 30 ndeshje në total, para se t’i bashkohej Beshiktashit në vitin 2005.
Andreas Pereira
Organizatori i talentuar erdhi nga Akademia e Unitedit në vitin 2011, teksa u shpërblye me kontratë profesionale dy vjet më vonë.
Ai debutoi për ekipin senior ndaj MK Donsit në gusht të vitit 2014. Ishte paraqitja e tij e parë nga 75 sa i pati në total për “djajtë e kuq”.
Pereira përfaqëson Brazilin pavarësisht se u lind në Belgjikë. I kaloi dy sezonet e fundit si i huazuar te Flamengo në Amerikën e Jugut, ndërsa u transferua përfundimisht te Fulhami para sezonit të ri 2022-23.
Alex Telles
Skuadra nga “Old Trafford” ishte e mahnitur pas Tellesit në tetor të vitit 2020 pasi regjistroi 13 gola dhe 11 asistime në edicionin paraprak me Porton. Aftësia e tij për të kontribuuar në gjithë krahun e majtë, kishte marrë vëmendjen e Unitedit.
Ai u përball me konkurrencën e Luke Shaëit për minutashë në fushë për dy sezone në Angli, por shkoi në kuotën e 50 paraqitjeve për klubin. Golin e parë për ekipin e ri e realizoi në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit në shtator të vitit 2021.
Edhe
Casemiro: Amorimin e presim me shumë gëzim
Ardhja e Tyrell Malacia në verën e vitit 2022 ka bërë që Telles t’i bashkohet Sevillas në formë huazimi disa javë më vonë.
Fabio da Silva
Fabio iu bashkua Unitedit bashkë me vëllaun e tij binjak, Rafaelin, pasi impresionoi skautët në vitin 2005 në “Nike Premier Cup” në Hong Kong.
Ai e pa veten si zgjedhje e dytë pas Patrice Evras në krahun e majtë pasi u transferua në Angli nga Fluminense, dhe luajti vetëm 56 ndeshje në pesë vjet.
E fitoi Premier Leaguen dhe luajti në një finale të Ligës së Kampionëve gjatë kohës në “Old Trafford”. Karrierë në Angli bëri edhe me Queens Park Rangers, Cardiff dhe Middlesbrough.
Anderson
Sir Alex Ferguson investoi 20 milionë funte dhe i besoi tinejxherit që premtonte shumë, pasi e kishte parë tek luante në ekipet seniore të Gremios dhe Portos, dhe brenda 12 muajsh që nga transferimi në “Old Trafford”, Anderson e mori çmimin prestigjioz “Golden Boy” në vitin 2008.
Ai luajti 181 ndeshje për “djajtë e kuq” në total. Fitoi katër tituj të Premier Leagues dhe një Ligë të Kampionëve përgjatë rrugës, por asnjëherë nuk ishte bindës për atë që pritej nga ai.
Fred
Unitedi e mposhti konkurrencën e Manchester Cityt dhe e transferoi Fredin për 52.5 milionë funte nga Shakhtar Donetsku, në afatin kalimtar veror të vitit 2018.
Ai megjithatë, e pati tejet të vështirë që ta arsyetonte atë shumë të parave dhe menjëherë dështoi të ishte vendimtar në Angli.
Pavarësisht kësaj, Fredi është rritur shumë në rolin e mesfushorit qendror, ndërsa tani ka shkuar në kuotën e më shumë se 150 ndeshje të luajtura.
Rafael da Silva
Edhe
Transferime: Unitedit i largohet mbrojtësi i njohur
Braziliani më i suksesshëm i Unitedit është mbrojtësi shtatshkurtër që gjithmonë jepte gjithçka nga vetja, teksa fytyra e tij gjithmonë ishte e buzëqeshur.
Ai arriti të paraqitej në 170 ndeshje për Unitedin në shtatë sezone dhe ndihmoi klubin të fitonte tre tituj të Premier Leagues, një triumf në Kupën e Ligës, një Kupë të Botës për Klube dhe dy finale të Ligës së Kampionëve.