Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Test i pasuksesshëm i Shqipërisë me Kilin

Nuk ishte i suksesshëm testi i parë i Kombëtares së Shqipërisë për Kampionatin Evropian të futbollit “Gjermania 2024”.

Të premten mbrëma në Parma të Italisë, Shqipëria pësoi 3:0 nga Kili. Kuqezinjtë kanë pasur momentet e mira, por në përgjithësi nuk kanë rrezikuar shumë portën e kilianëve që shënuan një gol në pjesën e parë e dy të tjerë në pjesën e dytë.

Goli i parë u shënua në minutën e 20-të. Pas një hutie në mbrojtjen e Shqipërisë, që pretendoi një ndërprerje të topit, Eduardo Vargas gjuajti saktë për 1:0. Në pjesën e parë kilianët janë shfaqur më të rrezikshëm dhe kanë provuar edhe disa herë të tjera.

Ndërkohë Shqipëria krijoi pak. Jasir Asani provoi një herë nga distanca, ndërsa sulmuesi kryesor, Rey Manaj, u mbulua mirë. Pjesa e dytë nisi më mirë për Shqipërisë. Të përzgjedhurit e Sylvinhos kishin iniciativën, por pa rrezikuar seriozisht portën e kundërshtarit.

Tekniku brazilian bëri ndërrime të shumta, që megjithatë nuk sollën efektin e pritur. Kur shpresohej në barazim, erdhi goditja finale e Kilit. Marco Bolados në minutën e 83-të konkretizoi në gol një aksion të bukur. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 82-të. Për 3:0 kilianët shënuan në minutën e 92-të përmes Victor Davilas.

Edhe Shqipëria shkëlqen ndaj Andorrës inferiore Futboll Shqipëria shkëlqen ndaj Andorrës inferiore

Kili po udhëheq 2:0 ndaj Shqipërisë. Kilianët golin e dytë e shënuan në minutën e 83-të. Realizator ishte Bolados.


Debuton Arbër Hoxha

Arbër Hoxha ka debutuar te Shqipëria. Ai u aktivizua në minutën e 79-të të ndeshjes ndaj Kilit.


Shqipëria është duke u mposhtur në miqësore nga Kili pas pjesës së parë.

“Kuqezinjtë” janë duke u mposhtur 1:0 në ndeshjen që po luhet në Parma të Italisë.

Edhe Te Shqipëria synojnë fitore ndaj Spanjës për sukses historik Euro 2024 Te Shqipëria synojnë fitore ndaj Spanjës për sukses historik

Eduardo Vargas e shënoi golin e vetëm për kilianët në minutën e 20-të të ndeshjes.


Kili po udhëheq 1:0 ndaj Shqipërisë. Vargas shënoi në minutën e 19-të pas një hutie në mbrojtjen e kuqezinjve. Miqësorja po luhet ne Parma.


Manaj në krye të sulmit të Shqipërisë

Manaj në krye të sulmit të Shqipërisë Rey Manaj do të jetë në krye të sulmit të Shqipërisë për duelin miqësor kundër Kilit.

Ndeshja nis në orën 20:45, ndërsa zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë.

Edhe Kuqezinjtë lënë prapa ndeshjen me Italinë, fokusi te Kroacia Euro 2024 Kuqezinjtë lënë prapa ndeshjen me Italinë, fokusi te Kroacia

Përzgjedhësi Sylvinho në portë ka vendosur ta nisë ndeshjen me Thomas Strakoshan, në vend të të lënduarit Etrit Berisha.

Mbrojtja përbëhet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj, ndërsa krahët do të mbulohen nga Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj. Në mesfushë do të luajnë Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami. Ndërkohë, në përkrahje të Manajt në sulm, do të luajnë Jasir Asani dhe Taulant Seferi, në rreshtimin 4-3-3.