Kosova e ka fituar 40:41 pjesën e parë të ndeshjes parakualifikuese të basketbollit me Maqedoninë, në Shkup.
Në fund të kësaj pjese ka pasur tensione pasi që mysafirët në sallë janë sulur me ofendime ndaj basketbollistit të Kosovës, Gëzim Morina, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTelevizioni raporton se ata që shkaktuan këtë moment të pahijshëm ishin zyrtarë të klubeve maqedonase, zyrtarë të Federatës, sponsorë e familjarë të lojtarëve.
Fisnik Rugova ka qenë më i miri për Kosovën në pjesën e parë me 15 pikë.
I vëllai i tij, Granit Rugova, ka shënuar 6 pikë, kurse Dardan Berisha 5.
Ndeshja po luhet pa shikues me kërkesë të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë.
Në rast të fitores, Kosova i kalon parakualifikimet, pasi në ndeshjen e parë në Prishtinë ka mposhtur Maqedoninë, ndërsa Estonia ka mposhtur si vendës Kosovën e po ashtu edhe Maqedoninë, duke marrë kryesimin e Grupit C.