Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tensione mes Kloppit e Artetas, stafi ndërhyn për t’i qetësuar

Liverpooli dhe Arsenali janë duke zhvilluar derbin e kësaj xhiro në Premier League, teksa rezultati është i barabartë pa gola kur po zhvillohet minuta e 40’.

Por jashtë fushave ndodhi një episod i pakëndshëm, kur dy trajnerët e skuadrave respektive, Jurgen Klopp dhe Mikel Arteta u fjalosen mes tyre, derisa stafi u detyrua të ndërhynte për t’i qetësuar.

Arteta pretendoi se Mane e shtyu Tomiyasun në një aksion, dhe ky reagim nuk i pëlqeu Kloppit, që deshi të përplasej me trajnerin spanjoll.