Në paraqitjen historike, të parën në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës, Kosova do të përfaqësohet edhe me tre tenistë.
Granit Bajraliu, Burim Bytyqi dhe Blearta Ukëhaxhaj, në krye me përzgjedhësin Jeton Hadërgjonaj, kanë udhëtuar poashtu të dielën për këto lojëra.
Për 16-vjeçaren, Ukëhaxhaj, pjesëmarrja në këto Lojëra është ndjenjë e veçantë, pasi merr pjesë në gara të nivelit kaq të lartë, raporton Sporti në KTV.
Blearta Ukëhaxhaj, një pjesë të përgatitjeve i bëri edhe jashtë Kosovës derisa tregon se në cilat fusha të tenisit ndihet më rehat dhe më e fortë.
Ajo thotë se do të jetë shumë e vështirë të arrihet ndonjë sukses, pasi është ndër tenistet më të reja pjesëmarrëse në këtë garë, në kategorinë e senioreve.
Edhe
Kosova me 26 sportistë në Lojërat Mesdhetare në rërë
Edhe garat në sportin e tenisit nisin më 26 qershor.
Ky do të jetë edicioni i 18-të i Lojërave Mesdhetare, dhe në 10-të ditë të garës, do të jenë 4000 sportistë nga 26 shtete të ndryshme.