Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenis, Kosova humb edhe nga Gjeorgjia

Pas fitores së madhe ndaj Afrikës së Jugut të mërkurën, tenistet e Përfaqësueses së Kosovës kanë pësuar të enjten një tjetër disfatë në “Billie Jean King Cup”, garën botërore në nivel ekipor.

Kosova pësoi disfatë nga tenistet e Gjeorgjisë, në kuadër të Grupit II. Humbi me rezultat 2:0. Fillimisht Ardijana Lekaj humbi 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:1 nga Sofia Shpatava.

2:0 në seta humbi edhe Arlinda Rushiti. Setin e parë e humbi 6:1 nga Ekaterine Gorgodze, ndërsa të dytin 6:2. Kosovën në çifte ndaj Gjeorgjinë do ta përfaqësojnë Aja Broqi dhe Forta Morina.

Do të përballen me Natela Dzalamidze dhe Oksana Kalashnikova.