Të hënën do të vendoset gjithçka sa i përket të ardhmes së mesfushorit korçar të Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe. Këtë e konfirmon agjenti i lojtarit shqiptar, Nick Kagioulis.
Në një intervistë të dhënë orët e fundit, ai qartëson disi situatën, duke mohuar zërat për nisjen e bisedimeve me Panathinaikosin dhe duke nënvizuar se në fillim të javës do të ulet në një tryezë me drejtuesit e klubit të PAOK-ut, për të diskutuar çështjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk do të kemi asnjë problem të largohemi, nëse destinacioni do të jetë i dëshiruar. Ka disa detaje që duhen diskutuar me PAOK-un dhe ne jemi të hapur. Kaçe dëshiron të qëndrojë, por nëse nuk janë kushtet e duhura, do të synojë një skuadër ku të gjejë më shumë hapësira”, thekson Kagioulis, i cili shton se ai është një profesionist dhe nuk ndihet aspak komod në këtë situatë, transmeton SS.
Një deklaratë që lë të hapur mundësinë e largimit nga Selaniku të mesfushorit shqiptar, që këtë sezon ka gjetur shumë pak hapësira dhe është lënë jashtë projekteve të drejtuesve aktualë.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur pista që e çon lojtarin korçar te Panathinaikosi, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.