Drejtori sportiv i Harbergut, Erich Korherr ka thënë se kthimi i Donis Avdijajt nga lëndimi është lajm i mirë për ekipin. Ai ka theksuar se Avdijaj është lojtar i rëndësishëm për ekipin elitar të Austrisë.
Sulmuesi 25-vjeçar i mungoi klubit austriak në dy ndeshjet e fundit, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Riedit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai ka bërë terapi intensive dhe ndoshta do të jetë gati për lojën e ardhshme. Do të ishte e rëndësishme për ne ta kemi gati”, ka thënë drejtori sportiv i Hartbergut, njofton “krone.at” të hënën. Avdijaj në 6 ndeshje këtë edicion në Bundesligën e Austrisë ka shënuar dy gola.