Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të gjithë e keni parë derbin, por jo edhe këtë moment – Kessie i sulet bashkëlojtarit

Humbja në derbi nuk është pritur aspak mirë nga futbollistët e Milanit, që kanë shpërthyer në zënka me njëri-tjetrin.

Protagonist janë bërë mesfushorët Kessie dhe Biglia, të cilëve i është dashur ndërhyrja e stafit dhe shokëve të ekipit për të ulur tonet.

Episodi ndodhi në momentin kur Kessie la fushën e lojës Contin. Në atë moment, Biglia që ishte në bankë i tha diçka Kessiet dhe ai iu sul.

Nuk dihet ende se çfarë i ka revoltuar dy futbollistët me njëri-tjetrin, por pritet që ndaj tyre të merren masa.

Artikuj të ngjashëm