Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të dielën gara tradicionale e Kërcimit nga Ura e Fshejtë

Të dielën, më 23 korrik, mbahet gara tashmë tradicionale (edicioni i 67-të) e hedhjes nga Ura e Fshejtë, raporton Koha.net.

Sipas njoftimit të organizatorit të kësaj shfaqje atraktive dhe garës më unike me karakter sportiv në vendin tonë, OJQ TIME OUT, gara do të nisë nga ora 16, të dielën, ndërsa hapjen zyrtare do ta bëjë kryetarja aktuale e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila. Me këtë rast do të nderohen me mirënjohje post-mortum Ali Podrimja, Besim Mulliqi&Sali Riza Gërqina.

Sipas agjendës së programit, nga orën 16:15 do të nisin kërcimet në këmbë dhe ato dallëndyshe, dhe do të përfundojnë me ndarjen e shpërblimeve.

Bëhet e ditur se atë ditë nga Posta e Kosovës do të bëhet edhe promovimi i pullës postare “Ura e Fshejtë”.