Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talentet brazilianë që pritet të vijnë në Evropë

Liga e futbollit në Brazil rinisi menjëherë pas përfundimit të botërorit "Rusia 2018". Dhe, kjo është mundësi për skuadrat e mëdha evropiane të zbarkojnë në Brazil për të gjetur talentet që u duhen. Dhe, në ligën e këtij vendi vetëm talentet nuk mungojnë.

Skuadra e Real Madridit tashmë ka siguruar dy prej tyre. Bëhet fjalë për sulmuesit e Flamengos Vinicius Jr., të cilin tashmë e ka prezantuar dhe të Santosit, Rodrygo, që pritet të prezantohet së shpejti në "Santiago Bernabeu", shkruan sot Koha Ditore.

Por janë edhe qindra të tjerë që po presin të vijnë në Evropë. Brazili është eksportuesi më i madh i futbollistëve në botë. Vitin e shkuar shiti në klubet jashtë vendit mbi 1.200 futbollistë.

Pedro

Sulmuesi 21-vjeçar i Fluminenses është njëri prej golashënuesve më të mirë në kampionatin e Brazilit, pasi deri më tani ka shënuar nëntë gola në 12 ndeshje. Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar të dielën ndaj Sport Recife, Pedro tregoi nivelin e tij kur shënoi me thembër për t'ia dhënë fitoren Fluminenses (2:1)...

Edhe Vinicius e siguron vetë pagën e tij Futboll Vinicius e siguron vetë pagën e tij

Lucas Paqueta

Mesfushori 20-vjeçar i Flamengos ishte përfshirë nga seleksionuesi i Brazilit, Tite, në listën e zëvendësuesve për Kampionatin Botëror "Rusia 2018". E ardhmja e Paquetas në futbollin ndërkombëtar është e ndritur, pasi ai tashmë ka përvojë. Me gjithë moshën e re, Paqueta ishte ndër lojtarët kryesorë te Flamengo që vitin e shkuar arriti deri në finale të Copa Sudamericana...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)