Kosova me futbollistë gjithandej nëpër botë, është vërtetuar se ka talent të madh në këtë sport. Por, ndoshta me një plasim të tyre edhe më të madh dhe profesional, do mund të dilnin edhe shumë të tjerë në pah. Këtë e kanë menduar disa të rinj nga Prishtina, që kanë nisur një iniciativë për promovimin e futbollistëve të rinj nëpër botë.
Me futbollistë që luajnë, për Shqipërinë, Zvicrën, Suedin, Norvegjin, Finlandën, Kroacinë, Mal e zi e kombëtare të tjera … Kosova një vend me më pak se 2 milionë banorë rezidentë, por me diasporë të madhe, ka vërtetuar se është një popull që i shkon sporti, dhe që ka talent të mëdhenj, dhe atë jo vetëm në futboll, transmeton koha.net.
Valon Halili, themelues i kësaj iniciative, tregon më në detaje për fillet e kësaj ideje.
Kjo ide, sipas themeluesve të …., është në të mirë të të gjithëve, andaj ata presin bashkëpunim dhe përkrahje më të madhe nga klubet, në mënyrë që talentet ta kenë një CV, sa më kredibile kur t’u adresohen klubeve.
Mirëpo sipas Halilit, talentet në Kosovë, si rrjedhojë e mungesës së kushteve, ende nuk po mund ta shfaqin maksimumin e tyre të potencialit.
Zyra e tyre kryesore është fusha, aty ku kryejnë pjesën më të madhe të punës.
Për të dalë gjithçka më në pah nga talenti, Talent Promotion, ka të gatshme edhe setet e ushtrimeve, bashkë me pajisjet përcjellëse.
Edhe
Kosovë: Projekti i futbollit spontan u ofron fëmijëve mundësi për të luajtur futboll
Në kuadër të grupit, Talent Promotion, ka angazhuar edhe disa Scout, të cilët bëjnë vëzhgimin në terren të talenteve potencial nëpër fushat e Kosovës.
Veç përgatitjes së CV-s dhe gjërave përcjellëse, ky grup i të rinjve, po mundohet të jetë edhe lehtësues i kontakteve, lojtar-klub.
Kështu, tani me gjasë do të kemi gjithnjë e më pak talent që mbesin të pavërejtur dhe pastaj shuhen duke mos ia dalë për ta ndjekur ëndrrën e tyre.