Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Takianos ka pritur më shumë cilësi në përvojën e parë ndërkombëtare

një edicioni si trajner në elitën e basketbollit të Greqisë, Fotis Takianos u sfidua nga oferta e Bashkimit të Prizrenit për të punuar në Kosovë.

Edhe pse nuk kishte fare informata për basketbollin kosovar, Takianos pranoi ofertën e klubit nga Prizreni. Ai insiston se nuk gaboi që pas elitës së Greqisë vendosi të punojë në elitën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Është vetëm trajneri i dytë nga Greqia që ka punuar në Kosovë, pasi edicionin e shkuar Dimitris Papadopoulos për një periudhë ishte në krye të Trepçës.

"Po bëhet një muaj e gjysmë që kam ardhur në Kosovë dhe po besoj se kam marrë vendimin e duhur për ta drejtuar Bashkimin. Me bindje të plotë them se jam i kënaqur me këtë lëvizje", shprehet Takianos...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)