Skuadra e Arsenalit ka kompletuar transferimin e yllit japonez, Takehiro Tomiyasu, nga Bologna, të cilin e kompletoi pak para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Mbrojtësi 22-vjeçar që iu bashkua Arsenalit për 20 milionë euro me bonuse, ndoshta nuk është i njohur në Angli, por ai është një yll në ngritje që ka pasur duele me disa prej sulmuesve më elitarë të Evropës. Prej markimit të Zlatan Ibrahimoviqit në Serie A deri te refuzimi i Barcelonës kur ishte fëmijë, Tomiyasu ka origjinë si një blerje e mençur dhe me potencial për ekipin nga Londra.
“Takehiro është një mbrojtës i fortë me përvojë të mirë në Serie A dhe në nivel ndërkombëtar. Ai është një mbrojtës i gjithanshëm me cilësi të mëdha mbrojtëse, aftësi të larta teknike dhe qetësi në top. Ai do të jetë një anëtar i rëndësishëm i skuadrës sonë”, tha trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
Megjithatë, ëndrra e tij nuk ka qenë të bëhet futbollist. Para se të merrej me futboll, futbollisti japonez ka adhuruar një sport tjetër dhe kishte ëndërruar të bëhej shumë i suksesshëm.
E adhuronte notin
Duke u rritur në Fukuoka, një prefekturë në ishullin japonez Kyushu, Tomiyasu i ri, i njohur me nofkën “Tomi”, donte të imitonte motrat e tij për t'u bashkuar me një shkollë të notit. Në moshën gjashtëvjeçare, Tomi ishte gati të merrte notin si pasioni i tij kryesor - para se një takim i rastësishëm të ndryshonte gjithçka në jetën e tij. I riu ishte duke luajtur në korridorin e banesës së tij, kur mësuesi Kanji Tsuji erdhi për të vizituar prindërit e tij. Tsuji, gjithashtu menaxher i përgjithshëm i strukturës së futbollit të një shkolle fillore, u mahnit nga shpejtësia e Tomiyasut dhe ishte i bindur se ai duhet të provonte veten në sportin e futbollit.
Edhe
Mbrojtësi i Arsenalit e mendon kthimin te Roma
“Kur ai dribloi, ndoshta askush në Fukuoka nuk kishte këmbë për ta kapur. Ai ishte tmerrësisht i shpejtë”, kujton Tsuji.
Me rekomandimin e mësuesit Tsuji, prindërit e Tomiyasut e regjistruan atë në programin shkollor të futbollit “Mitsuzuki Kickers”, ndonëse djaloshi nuk ishte shumë optimist.
Me ëndrrat e notit të braktisura, Tomi u fiksua me futbollin, me Tsujin duke shtuar se ai ishte gjithmonë “i pari që dilte në stërvitje, pasi vinte më herët së fëmijët tjerë”. Ai kishte një ëndërr të re për t'iu përkushtuar tani, donte të bëhej futbollist profesionist.
Provat te Barcelona dhe imitimi i Mascheranos
Në moshën 11-vjeçare, me rekomandimin e trajnerit të tij, Tomiyasu mori pjesë në një kamp futbolli të Barcelonës në Japoni. Dhe, ai impresionoi në atë kamp. Kjo bëri që Barcelona, menjëherë t’i ofrojë atij një vend në akademinë e saj. Oferta ishte shumë tërheqëse, vendimi i djaloshit i befasoi të gjithë. Ai e pa se zhvendosja 9000 kilometra larg në një kontinent tjetër, ishte shumë për të. Kështu që, Tomiyasu hodhi poshtë ofertën, por mundësia e tij për të lëvizur në Evropë do të vinte përsëri. Deri në këtë pikë Tomiyasu kishte siguruar një rol në ekipin e tij, duke luajtur si mbrojtës ose mesfushor defensiv, ku agresivitetin e kishte armën kryesore. Edhe pse refuzoi ekipin nga La Liga, Barcelona kishte akoma një ndikim të rëndësishëm në Tomiyasun, pasi ai modeloi lojën e tij sipas Javier Mascheranos - duke admiruar aftësinë e argjentinasit të ashpër për të lëvizur mes mesfushës dhe mbrojtjes.
Edhe
Arteta: Tomiyasu do të mungojë për disa javë
Pak muaj pasi refuzoi Barçën, ai nënshkroi për skuadrën e tij lokale Avispa Fukoka që garonte në kategorinë e dytë të Japonisë dhe filloi ngjitjen e tij, duke debutuar përfundimisht për ekipin e parë në tetor të vitit 2015, me vetëm 16 vjet. Pasi kaloi sezonin 2016 brenda dhe jashtë skuadrës, Tomiyasu u bë i rregullt sezonin tjetër, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen nga Evropa.
Fillimet në Evropë dhe zhvillimi në Itali
Ai u bashkua me ekipin elitar të Belgjikës, Sint-Truiden në vitin 2018, ndërsa ai gjithashtu mori ftesën e parë për të luajtur për Përfaqësuesen e Japonisë. Me fitimin e çmimit të lojtarit të vitit në Sint-Truiden në sezonin e tij të parë të plotë në Evropë, ai tregoi gatishmërinë për të vazhduar punën dhe për t’u përmirësuar edhe më shumë. Mjerisht për belgët, këto përmirësime të japonezit në lojën e tij do të vinin në Itali, me Bolognan që pagoi dhjetë milionë euro për ta transferuar në verën e vitit 2019. Te Bologna, ai filloi të përdorej si mbrojtës i krahut të majtë, para se të vendosej edhe në qendër të mbrojtjes. Tek ekipi nga Serie A, Tomiyasu është stërvitur shumë, edhe në detajet më të imta.
Pas vetëm një viti te Bologna, Tomiyasu mund të ishte në lëvizje, kur skuadra e Milanit insistonte për transferimin e tij. Por, drejtuesit e Bolognas refuzuan ta shesin, duke insistuar se japonezi ishte një lojtar i rëndësishëm për klubin dhe se kushtonte shumë më shumë se oferta e Milanit.
Edhe
Arsenali interesohet për Kubon
“Unë jam lojtar i Bolognas dhe dua të luaj për këtë ekip”, pati insistuar Tomiyasu.
Mirëpo, te Bologna nuk i rezistuan ofertës së Arsenalit dy vjet më vonë, pasi londinezët ofruan 20 milionë euro. Ai me Arsenalin ka firmosur kontratë deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Mirëpo, 22-vjeçari do t’i bashkohet ekipit të ri pas ndeshjeve të përfaqësueseve për shkak se është në grumbullim te Japonia. Ai ka 23 ndeshje dhe një gol për Japoninë, kurse tek Arsenali do të bartë fanellën me numrin 18.