Sport

Swansea pret më shumë nga Celina

Trajneri i Swansea Cityt, Steve Cooper, ka kërkuar më shumë prej mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina.

Mediumet uellsiane kanë raportuar të martën, se Celina nuk u aktivizua në dy ndeshjet e fundit pasi trajneri Cooper nuk ishte i kënaqur me atë çfarë ka treguar lojtari këtë edicion, transmeton Koha Ditore.

Cooper e sheh Celinën si një prej lojtarëve kryesorë në ekip dhe për këtë arsye pret më shumë prej mesfushorit 23-vjeçar.

Celina deri më tash ka shënuar vetëm dy gola dhe ka bërë një asistim në 18 paraqitje kampionale, kurse edicionin e shkuar pati tetë gola e po aq asistime.

Trajneri Cooper ka bërë të ditur se pas ndeshjes së fundit, të cilën Swansea e humbi me rezultatin e thellë 5:1 nga WBA-ja, ka folur me Celinën. Ai ka kërkuar që Celina ta udhëheqë ekipin dhe pret që një gjë të tillë ta bëjë prej ndeshjes me Blackburnin, që zhvillohet të mërkurën (sot)...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)