Ylli i tenisit të Ukrainës në konkurrencën e femrave, Elina Svitolina, ka thënë se ka qenë “në mision për shtetin e saj”, pasi e mposhti tenisten ruse, Anastasis Potapova, teksa ishte e veshur me ngjyrat e shtetit të Ukrainës, “verdhekaltër”, në “Monterrey Open”.
Tenistja e talentuar e gjeti fuqinë për të luajtur në ndeshjen hapëse, pavarësisht skenave të tmerrshme në shtetin e saj. Ajo paraprakisht kishte insistuar që nuk do të luante ndaj ndonjë kundërshtareje ruse apo bjelloruse, deri sa të dënohen.
Por, Federata Ndërkombëtare e Tenisit tha të martën se lojtarët e shtetit pushtues do të lejohen të luajnë, por jo me flamur shtetëror.
Svitolina fitoi me rezultatin 6:2 dhe 6:1.
“Sot ka qenë ndeshje emocionuese për mua. Nuk jam mirë, por jam e lumtur që po luaj tenis. Jam e fokusuar. Isha në mision për shtetin tim. Nga fillimi, ishte e rëndësishme të jem e gatshme për gjithçka që më del përpara”, ka thënë Svitolina, dy herë gjysmëfinaliste e Grand-Slameve, që pozicionohet në vendin e 15-të në renditjen e përgjithshme.
Edhe
Ukraina do të “vdesë në fushë” kundër Anglisë, thotë ylli i Wimbledon, Svitolina
“Paratë që do t’i fitoj nga kjo garë do të shkojnë për ushtrinë e Ukrainës”, ka thënë Svitolina, e cila e fitoi turneun në vitin 2020.
“Monterrey Open” e ka çmimin e 31 mijë dollarëve për fitues.