Përpos derbit të madh të qytetit të Gjilanit sot në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera.
Normalisht që sot e gjithë vëmendja pritet të jetë në Gjilan, atje ku do të ballafaqohen Gjilani dhe Drita, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 15:00.
Tjetër ndeshje e cila luhet në orar të njëjtë është edhe ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kryetrajnerin e Prishtinës, Armend Dallku, i cili do të rikthehet në vendlindjen e tij, si kundërshtar i klubit të Vushtrrisë, transmeton KP.
Prishtina udhëton në Vushtrri pas 3 fitoreve rresht, ndërsa vendasit nga dy ndeshje si vendas kanë po aq barazime.
Edhe
Drita synon t’i afrohet kreut, Gjilani kërkon shkëputjen
Armend Dallku sërish nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarët e lënduar, Ahmet Halitin dhe Ahmed Januzin.
Ndërsa ndeshja tjetër e cila zhvillohet një orë më herët, pra me fillim nga ora 14:00, është ajo në mes te Drenicës dhe Ballkanit.