Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Supergoli i Messit i jep fitoren Barçës ndaj Atleticos

Politika, ekonomia, kultura e sporti vijnë më së shpejti te ju nëpërmjet portalit Koha.net. Çdo klik një ecje me kohën!

Derbi i kësaj jave në La Liga ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit i ka takuar ekipit vendas.

Ishte Leo Messi me një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë që i siguroi pikët e plota Barcelonës, duke shënuar në minutën e 26, transmeton Koha.net.

Përkundër rasteve të krijuara në vazhdim të takimit asnjëra prej tyre nuk arriti më të gjejë rrugën e golit, duke arkëtuar kështu pikët e plota Barcelona.

Në krye të tabelës Barça ka 66 pikë, kurse Atletico në një vend më poshtë ka 61 pikë.