Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi serb merr dënim të rëndë nga Federata e Anglisë

Aleksandar Mitroviq


Federata e Futbollit të Anglisë ka pezulluar sulmuesin serb të Fulhamit, Aleksandar Mitroviq, për tetë ndeshje, pasi ai kishte shtyrë referin Chris Kavanagh gjatë ndeshjes së FA Cupit të Anglisë kundër Manchester Unitedit muajin e kaluar, shkruan “Daily Mail”.

Në ndeshjen të cilën Man. Utd e fitoi 3:1 më 19 mars, tre futbollistët e Fulhamit, Willian e Mitroviq, si dhe trajneri Marco Silva u përjashtuan.

Mitroviq u përjashtua pasi shtyu referin. Ai vuajti ndeshjen e parë suspendim në fundjavë në humbjen 2:1 në Premier League ndaj Bournemouthit. Por, ai do të mungojë edhe shtatë ndeshje tjera, pas vendimit që ka marrë Federata e Anglisë të martën.

Trajneri Silva është suspenduar me dy ndeshje.