Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi i Arsenalit drejt Galatasarayt

Sulmuesi i Arsenalit, Danny Welbeck është në radarin e klubit turk, Galatasaray, raporton Daily Mail.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit mund të transferohet në Turqi për 16 milionë funta, transmeton Koha.net.

Në këtë sezon ai kishte mjaft probleme me lëndime, ndërsa vetëm shtatë herë ishte titullar në këtë sezon në Premier Ligë.

Galata ka kontaktuar me krerët e klubit nga Londra veriore dhe është e gatshme të paguajë 16 milionë funta për shërbimet e tij.