Përballja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës nuk ka kaluar pa incidente ndërmjet tifozëve.
Në palestrën “Minatori” gjatë ndeshjes tifozët e Prishtinës “Plisat” dhe “Torcidat” e Trepçës kishin hedhur gjësende të forta ndaj njëri-tjetrit, duke bërë kështu që tifozët nga kryeqyteti të largohen nga salla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, sherri nuk kishte përfunduar aty, pasi “Plisat” janë sulmuar edhe pas ndeshjes. Koha.net ka siguruar pamje të autobusit të “Plisave”, i cili shihet se ka xhamat e thyera, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Prishtina arriti të mposhtë Trepçën me rezultat 50-56, për t’u kualifikuar në finale të Kupës, ku e pret Peja.
