Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulejmani shpreson që ta mposhtin edhe Gjermaninë

Sulmuesi i Kosovës U21, Valmir Sulejmani është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Azerbajxhanit, dhe shpreson që ta mposhtin edhe Gjermaninë.

Sulejmani thotë se me fitoren e sotme shpreson ta kenë bërë krenar popullin e Kosovës pas fitores prej 2 me 0 sot ndaj Azerbajxhanit, transmeton Koha.net.

“Shpresoj t’iu kemi bërë krenarë me paraqitjen tonë, gjithashtu shumë faleminderit nga Dardanët që qëndruan në kushte të rënda atmosferike gjatë gjithë kohës. Shumë faleminderit për të gjithë shqiptarët që na dhuruan mbështetje. Shpresojmë ta mposhtim edhe Gjermaninë”, ka shkruar sulmuesi i Hannoverit në Facebook.