Për suksesin e Ballkanit kanë raportuar edhe mediat në vendet e regjionit. Natyrisht edhe ato në Serbi.
Mediumi serb, Mondo, e ka vlerësuar “shokues” kualifikimin e Ballkanit në fazën grupore të Ligës së Konferencës.
“Shok – kampioni i ‘Kosovës’ në fazën grupore të garës së UEFA-s. Sensacion në Prishtinë, në Evropë luan ekipi nga qyteza afër Prizrenit”, ka shkruar “mondo.rs”.
“Klubi nga e ashtuquajtura Kosova në fazën grupore”, është titulli në “b92.net”.
Artikuj të ngjashëm