Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suedia shokon Kroacinë në basketboll

Suedia e ka shokuar përfaqësuesen e Kroacisë në basketboll duke e mposhtur në Zagreb. Ndeshja e së premtes mbrëma i takoi Suedisë me shifrat 70:64. Ishte ndeshje e Grupit C të raundit të parë kualifikues për Botërorin 2023.

Viktor Gaddefors udhëhoqi Suedinë duke realizuar 16 pikë e pesë kërcime. Te Kroacia u dallua Tomislav Zubçiq me 20 pikë e katër kërcime.

Për Kroacinë ishte humbja e tretë në këto kualifikime. Kishte humbur 76:74 nga Sllovenia e më pas 77:71 nga Finlanda.

Po të premten, Finlanda fitoi 86:76 ndaj Sllovenisë.

Suedia, Finlanda e Sllovenia kanë bilanc prej dy fitore e një humbje, përkatësisht nga pesë pikë. Ndërkohë Kroacia i ka humbur të tri ndeshjet e deritashme dhe mbetet e fundit në grup me tri pikë.

Tri të parat në grup avancojnë tutje. Kroacia ka gjasa fare të vogla.

“Katastrofë” e ka vlerësuar sajti kroat “index.hr” humbjen nga Suedia.

Artikuj të ngjashëm