Përfaqësuesja e Suedisë u mposht thellë nga Portugalia 5:2 të premten mbrëma, por të shtunën ka nisur menjëherë përgatitjet për duelin kundër Shqipërisë.
Të hënën në mbrëmje, Shqipëria luan në “Friends Arena”, në udhëtim te suedezët.
Dhe të shtunën, Suedia ka mbajtur seancë të veçantë stërvitore e cila ishte e hapur për media.
“Shumë lojtarë nuk do të bëjnë shumë. Në fakt do të jetë rigjenerim i lojtarëve që kanë luajtur”, ka thënë të shtunën përzgjedhësi Jon Dahl Tomasson.
“Viktor Gyokeres dhe Gabriel Gudmundsson do të ushtrojnë të ndarë nga grupi, në palestër. Ata pritet të luajnë ndaj Shqipërisë, por stafi mjekësor vendos në fund”, ka shtuar tutje Tomasson.
Edhe
Pas humbjes nga Kosova, Suedia shkarkon Tomassonin
Golashënuesi më i mirë i Danimarkës me 52 gola, Tomasson, pret ndeshje të vështirë edhe me Shqipërinë.
“Kemi biseduar me grupin për gjërat të cilat mund t’i bëjmë më mirë dhe kemi folur se çfarë kemi bërë mirë në ndeshjen ndaj Portugalisë. Po ashtu e kemi lënë prapa atë humbje, dhe po shikojmë para pasi kemi tjetër ndeshje të vështirë”, ka deklaruar Tomasson.