Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez: Neymar bëri çdo gjë të mundshme që të kthehet te Barça

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se ylli brazilian Neymar bëri çdo gjë të mundshme që të kthehej te Barça para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Neymar u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017, duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për shifër rekorde prej 222 milionë eurosh.

Neymar ishte kërkuar këtë verë nga Barcelona dhe Real Madridi, madje ishte raportuar se është shumë pranë të kthehet te skuadra katalonjase.

Në disa mediume ishte njoftuar se Neymar kishte ofruar edhe 20 milionë euro nga paratë e veta vetëm të realizohet kthimi te Barça. Mirëpo ai ka mbetur te Parisi.

"Ne folëm me të para se të kalonte te Parisi. I thamë se nuk ka vend më të mirë sesa Barcelona. Por ishte vendimi i tij dhe ai zgjodhi Parisin. Tash bëri çdo gjë të mundur për një rikthim", ka thënë Suarez për "Fox Sports Radio".