Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez kalon Messin me gola të shënuar

Luis Suarez e ka kaluar Lionel Messin si golashënuesi më i mirë i kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës.

Të martën, Suarez e shënoi golin e tij të 29-të, dhe shënimi i tij i bukur e ndihmoi Uruguain të fitojë 2:0 ndaj Kilit.

Messi dështoi të realizonte gol kundër Ekuadorit, ku Argjentina barazoi 1:1.

Suarez i ka shënuar 29 gola në 62 paraqitje, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se ylli argjentinas i cili numëron 28 gola. 

Golin e dytë për Uruguain e shënoi Federico Valverde, në minutat e fundit të ndeshjes.

Uruguai përfundoi në vendin e tretë në grupin kualifikues, prapa Brazilit dhe Argjentinës, dhe para Ekuadorit.

Artikuj të ngjashëm