Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stutz po kërkon titullin e parë, sikur edhe skuadra e tij

Muajin e shkuar Bashkimi zyrtarizoi përforcimin e fundit dhe kompletimin e ekipit për këtë edicion, me të cilin synon titullin e kampionit në IP Superligën e Kosovës.

Qendra amerikane Frederic Stutz (203 cm) nuk ishte emër i panjohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, pasi kishte luajtur edhe edicionin e shkuar, shkruan Koha Ditore.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Trepçës, por u largua para fillimit të garave të plejofit. Këtë herë ai u kthye në Kosovë në prag të fillimit të garave të plejofit, që i bie se do të kompletojë një stinor në Kosovë me dy skuadra.

"Aventurën në Kosovë e nisa edicionin e shkuar te Trepça, kurse do ta mbyll këtë edicion me Bashkimin, besoj me trofe", insiston Stutz, që është njëri prej tre amerikanëve që bartin fanellën e Bashkimit pas Aaron Mossit e Vincent Zollos... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)