Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterling refuzon kontratën e re me Cityn

Manchester City ka marrë një lajmë të hidhur nga Raheem Sterling i cili ka refuzuar vazhdimin e kontratës së tij.

Sterling nuk e ka pranuar rinovimin e kontratës me Manchester Cityn pavarësisht se paga e tij u dyfishua, raportojnë mediat britanike.

23-vjeçari duket se po pret ofertat e verës që mund të vijnë në drejtim të tij për të kërkuar një aventurë të re. Anglezi përfiton 180 mijë funta në javë, teksa në rinovim i ofrohet 360 mijë funta në javë, transmeton KP.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë e këtij refuzimi pasi Sterling po pret përfundimin e sezonit për të vendosur gjithçka. Në rast se ai dështon të fitojë Championsin atëherë ai do mund të lëvizë diku ku Champions mund të shijohet shpejt.