E ardhmja e Raheem Sterlingut te Manchester City vazhdon të mbetet në dyshim. Sulmuesi anglez thuhet se ka kërkuar largimin pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij te “Qytetarët”.
Sterling ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të jetë pjesë e formacionit bazë për të mbetur në “Etihad”.
Këtë sezon 26-vjeçari ka luajtur 274 minuta në Premier League, duke shënuar një gol.
Për shërbimet e anglezit interesim ka shprehur Barcelona.